Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes me zjarret, pasi kush djeg u shpreh ai, me apo pa dashje përben një vepër penale.
Nga Lushnja, ku Balla pa nga afër disa zona të djegura u shpreh se dënimi për ata që janë të përfshirë në zjarrvënie do të jetë ekzemplar.
Balla u shpreh se në shumë zona policia ka ndaluar një numër të konsiderueshëm personash që janë përfshirë në këto zjarrvënie.
“Dua t’i bëj një thirrje gjithkujt që përfshihet në zjarrvënie edhe pa dashje për të djegur kashtën pas korrjes së grurit, duhet të kuptojë që kjo është një vepër e rëndë penale, pastaj për ata që e bëjnë me dashje kjo është edhe më e rëndë akoma.
Në shumë zona policia ka ndaluar një numër të konsiderueshëm personash që janë përfshirë në këto zjarrvënie.
Thirrja ime është që gjithkush duhet të kuptojë që ne do të jemi shumë të ashpër. Thirrje ime është edhe për Prokurorinë, e cila në të gjitha rastet e referimit nga policia do të duhen të merren dënime ekzemplare”, tha Balla./m.j