Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin e rrugës kombëtare Qafë Thanë-Librazhd. Aksidenti sipas burimeve jo zyrtare ka ndodhur në vendin e quajtur “Pengu”.
Mësohet se një autobot i ngarkuar me naftë, me drejtues shtetasin moldav Andrei Buhne dyshohet se ka humbur kontrollin mjetit dhe është përmbysur në rrugë.
Për pasojë nafta ka rrjedhur në rrugë duke krijuar probleme në qarkullim dhe është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për larjen e rrugës dhe rikthimin e sigurisë në qarkullim./m.j