Juventus kalon në finalen e Kupës së Italisë përmes frikës së 11-metërshave. Kualifikimi dukej punë e kryer pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë, por Interi u përgjigj me të njëjtin rezultat.
Juventus u shfaq më mirë në shtesë, por shifrat nuk ndryshuan dhe skuadrat iu drejtuan penalltive.
Palacio gaboi nga pika e bardhë, i vetmi nga gjuajësit, por kaq mjaftoi që të kalonte Juventus. Një penallti e shkëlqyer nga Rey Manaj, ndërsa penalltinë e fundit e realizoi Bonucci, i cili nuk do të luajë në finale kundër Milanit, për arsye kartonësh.
Finalja do të luhet më 21 maj në “Olimpico” të Romës.