Bayern i Munihut pësoi humbjen e parë në shtëpi këtë sezon për të gjitha kompeticionet, teksa u mund 1-2 nga Mainz. Deri sot, bavarezët i kishin fituar të gjitha ndeshjet e luajtura në “Allianz Arena”, përfshirë kampionat, Kupën e Gjermanisë dhe Champions League. Mainz e mbylli pjesën e parë në epërsi, por Robben barazoi në të dytën. Kur pritej fitorja rutinë, Mainz shënoi përsëri, katër minuta para fundit.
Borussia Dortmund e ngushtoi në pesë pikë diferencën me bavarezët, duke fituar 2-0 në fushën e Darmstadit.
Beteja për titullin mund të rihapet plotësisht në fundjavë, kur Bayern shkon në Dortmund.
Luftë e fortë për zonën Champions, me gjashtë skuadra për dy vende. Prej tyre, vetëm Bayer Leverkusen hodhi hap fals, me humbjen 1-4 në shtëpi nga Werder Bremen.