Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS-së u ka dhënë disa mesazhe të qarta ministrave, deputetëve apo edhe kryetarëve të bashkisë.
“Kryebashkiakët të bëjnë punë të ndershme, të mos shkojnë në dyert e SPAK. Deputetet të angazhohen me shumë si në terren edhe në jetën parlamentare.”, mësohet të ketë thënë Rama.
Ndër të tjera ai ka përsëritur sërish se; “PS nuk do të jetë mburojë e askujt”.