Kryeministri Edi Rama ka mohuar ndryshimet në qeveri, gjë e cila u raportua më herët në media.
Kryeministri Rama para nisjes së Asamblesë, i pyetur lidhur me lajmet për shkarkimin e ministres së Financave, u përgjigj prere “jo”.
Para nisjes së Asamblesë Kombëtare të PS, Ibrahimaj tha shkurt për gazetarët se lajmi për shkarkimin e saj është në kuadër të thashetheme të verës.
Ajo u shpreh se nuk është shkarkuar dhe as ka dhënë dorëheqjen.
“Është në kuadër të thashetheme të verës, nuk kam dhënë dorëheqjen dhe nuk jam shkarkuar”, tha ministrja e Financave.