“Nuk më kanë shkarkuar, as kam dhënë dorëheqje!”. Kështu e mohoi lajmin ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.
Në një deklaratë për mediat, Ibrahimaj tha se nuk ishte e vërtetë që kishte dhënë dorëheqje apo që ishte shkarkuar.
“Nuk jam shkarkuar, as kam dhënë dorëheqje, është koha e thashethemeve të verës. Nuk jam shkarkuar.”, tha ajo mes buzëqeshjes.
Pasditen e sotme u deklarua se në mbledhjen e qeverisë u miratua dhe vendimi për shkarkimin e Ibrahimajt, gjë që u mohua nga ministrja. Sot socialistët do të mblidhen në Asamblenë e PS-së, e cila pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura./m.j