Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi ditën e sotme se Komisioni i etikës nuk ekziston, pasi kryetarja Flutura Açka ka dhënë dorëheqjen.“Unë e vlerësoj, do kisha shkuar me shumë dëshirë për t’u takuar me zonjën Açka, por zonaj acka si kryetare e komisionit ka dhënë dorëheqjen më 8 mars 2022. Nuk di të jetë dhënë dorëheqjen nga dorëheqja, në shkresë dorëheqja e nënkryetarëve Tabakut dhe Gjemarkaj me deklarim publik merret e mirëqenë, ky është standardi për këta të dy, ndërsa për zonjën Açka e cila gjithashtu e ka dhënë dorëheqjen në mënyrë publike më 8 mars 2022 kjo nuk merret e mirëqenë dhe njihet si kryetare e komisionit të Apelimit”, tha Bardhi.Në një reagim në Facebook, Açka i është përgjigjur Bardhit duke thënë se e ka tërhequr dorëheqjen e saj me besimin që ka ardhur koha që PD të dalë nga agonia. Açka shkruan se sot është në cilësinë që i kanë dhënë demokratët si kryetare Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.“Unë u dorëhoqa nga dorëheqja se besova te miku im, Gazmend Bardhi. Kjo ftesë që kam marrë nga z. Bardhi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së e shpjegon kthimin tim. Besova se ishte çasti që PD të dilte nga agonia, dhe ftesa e tij kishte shumë kuptim për mua. Ndaj u ktheva, dhe jam sot në cilësinë që më kanë dhënë demokratët, dhe asnjë emër i përveçëm: Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës së Partisë Demokratike”, shkruan Açka./m.j