Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit kriminal. Bëhet fjalë për Klement Çalën, Eldi Çalën, OItjon Veselin, Renaldo Sulën, Saimir Çelën, Elton Piklim e Alkond Bengasin të cilët morën pjesë në grabitjen e Rinasit në 19 prill të 2019. Apeli lë në fuqi dënimin me 20 vite burg për Klement Çelën, 17 vite burg për Eldi Çalën, Olton Veselin e Renaldo Sulën, Saimir Çelën, Elton Piklin dhe Alkond Bengasin.
Si ndodhi grabitja e Rinasit
Në dosjen e prokurorisë, grabitja e ndodhur shpjegohet me këtë dinamikë: Më datë 09 rreth orës 15:20, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, RInas, Tiranë, disa persona të veshur me kamuflazh me maska dhe të armatosur kanë vjedhur sasi të mëdha parash në vlerë Euro, në momentin që do të transportoheshin me avionin e linjës “Austria Airline” në itinerarin Tiranë-Vjene.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, rezulton të ketë filluar në avionin e linjës “Austria Airline” që gjendej në terminalin e Aeroportit “Nënë Tereza”, ka rezultuar se në afërsi të këtij avioni në vendin ku ngarkohen bagazhet kanë qenë dy transporter të përmasave 2.2 m që shërbejnë për të ngarkuar bagazhet e pasagjerëve.
Në vijim të veprimeve hetimore, ka rezultuar se personat e maskuar të veshur me kamuflash me anë të pincave kanë këputur drynin dhe zinxhirin e emergjencës që mbante këtë dryn ku kanë hapur portat hyrëse të anës perëndimore të emergjencës së rrethimit të aeroportit, konkretisht në afërsi të repartit të zjarrfikësit. Rezulton se personat kanë patur me vete një automjet tip furgon të makrës Volksvagen me targë AA 248KE, dhe me mbishkrimin Hetimi Tatimor. Menjëherë personat e maskuar kanë lëvizur me këtë automjet në avionin e linjës Austria Airline, kanë shkuar tek vendi ku po ngarkoheshin valixhet e pasagjerëve dhe pikërisht tek barku i avionit, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur sasi të mëdha parash në valutë euro.
/f.stafa