Në Asamblenë Kombëtare të PS e cila mblidhet sot në një ambient privat në Tiranë, edhe pse jo zyrtarisht flitet për ndryshime në strukturat e partisë, por nuk përjashtohen as ndryshimet në Qeveri, e cila mblidhet një ditë më pas në një takim informal në Tepelenë.
Lëvizje në parti apo edhe në kabinetin qeveritarë- është ajo çfarë po përflitet se do të ndodhë sot, në Asamblenë e PS, e menduar të organizohet në ambientet e një biznesi privat në Tiranë.
Burime nga PS thonë se kryetari i selisë rozë Edi Rama, pritet të kërkojë riorganizimin strukturor të partisë, ku nuk përjashtohen lëvizje emra të rinj në postet e saj. Por ka zëra që Rama mund të bëjë levizje edhe në Kabinetin qeveritar, ndonëse Report Tv nuk arriti të konfirmoi një lajm të tillë.
Asambleja e cila vjen 1 vit pas mbledhjes më të fundit mes socialistëve do të pasohet nga një tjetër takim dy ditë më pas. Më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do të mbledh Qeverinë në një takim informal. Zyrtarisht thuhet se në këtë takim do të shpallen objektiva të reja për ministritë përkatëse. Gjithsesi asambleja mblidhet në një situatë delikate brenda kampit rozë. Socialistë me emër, kryetarë bashkish janë arrestuar, dhe së fundi prej disa ditësh SPAK ka urdhëruar arrestimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
/f.stafa