Deklarimet e dhëna nga Valter Bamit përpara hetuesve se baruti i gjetur në duart e tij është i një pistolete sportive që ai disponon me leje, nuk janë arritur të vërtetohen nga Prokuroria e Tiranës.
Organi i akuzës nuk ka mundur të gjejë pistoletën që Bami thotë se e ka me leje.
37-vjeçari ka deklaruar se arma sportive ndodhet në banesën e tij, por nga kontrollet e ushtruara, sipas dosjes hetimore që Tv Klan disponon, uniformat blu nuk kanë mundur ta gjejnë atë.
I arrestuari pretendon se në këtë hard disk ndodhen pamjet filmike që provojnë se ai ndodhej në shtëpi, në kohën e atentatit të 4 Korrikut në Larushk ku humbën jetën Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e Gentjan Bejtjes.
Valter Bami u shoqërua si i dyshuar për këtë ngjarje, por u arrestua për armëmbajtje pa leje. Ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por pohimet e tij janë konsideruar të pabesueshme nga prokuroria, e cila vijon hetimet për lidhjet e tij me atentatin që dyshohet se kishte shënjestër Gentjan Bejten.
/f.stafa