I ftuar në rubrikën “Opinion” në News Petro Koçi, foli për ligjin për Akademinë e Shkencave.
Gjatë bisedës në studio, Koçi theksoi se drejtimi i ASH nga Skënder Gjinushi, ka dhënë impakt pozitiv.
“Është një situatë që tregon një mungesë disipline politike. Ky reagim me tërheqje nga një detyrë, PS ka nevojë që të reflektojë për gjëra të tilla, pasi edhe kur ka paqartësi për ndonjë formulim të caktuar, besimi tek kolegu na bën të votojmë pro. Solidariteti moral është shumë i nevojshëm”, tha ai.
Kujtojmë se Petro Koçi u dorëhoq si nënkryetar në Komisionin e Edukimit./m.j