Partizani zhvillon sot pasdite ndeshjen e parë në Conferencë League në raundin e dytë përballë kampionëve të Andorrës Atletic Club d’Escaldes, pas eliminimit nga Champions League me BATE Borisov.
Pasditen e djeshme trajneri Zekiç zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore aty ku sot në orën 17:00 dot ë luhet edhe ndeshje. Përpara kësaj séance stërvitore trajneri kroat ka zhvilluar edhe konferencën e tij të fundit për shtyp për këtë takim.
Në bazë edhe të analizës së kompanive të basteve në letër Partizani është favorit krahasuar me kundërshtarin nga Andorra, përpos kësaj edhe në shortin e hedhur për raundin e tretë të kuqt kryeqytetas duket të kenë qenë me fat, gjithsesi, në fillim duhet të kalojnë këtë skuadër, ndaj të cilës ndeshjen e parë e luan sot dhe të kthimit një javë më pas në Tiranë.
/f.stafa