• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Rrogozhina dhe skepticizmi proverbial i Dorit të Vogël

by Skënder Minxhozi
25/07/2023 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

“Do t’ja ze vjedhjen në fyt”! Ky premtim publik në formë sfide i Sali Berishës i adresohej Edi Ramës dhe doli nga goja e ish-kryeministrit para zgjedhjeve të 14 majit. Pak ditë më pas Berisha humbi Shkodrën, Tropojën “e të tjera e të tjera”, siç do shprehej duke tundur kokën me qesëndi i paharruari Teodor Keko. Duket sikur një fatalitet kozmik e ka rikthyer majë kalit Doktorit, që të jetë dëshmitar i minutave të fundit të përplasjes me shkëmbin, të partisë që drejtoi për dy dekada e gjysëm.

Megjithatë, siç u pa edhe me Rogozhinën, humbjet katastrofale në zgjedhjet vendore, s’e kanë penguar fare Berishën, Metën dhe të tjerët pas tyre, që të këndojnë edhe një herë këngën e konsumuar të manipulimit, pak orë pasi kanë premtuar se i kanë të sigurta fitoret në çdo cep të vendit. Të hysh në ditën e votimit duke premtuar fitore edhe kur i ke të pakta shanset, kjo është diçka e kuptueshme dhe e drejtë në raport me kodin e fushatave. Zgjedhësi nuk duhet demoralizuar, por motivuar.

Por nëse pasi ke humbur në zgjedhje duke marrë vetë pjesë aty, pra duke i legjitimuar ato, del e thua se “këto nuk ishin zgjedhje”, kjo është jo vetëm logjika e lashtë e humbësit, por edhe një mënyrë aspak dinjitoze për t’u përballur me humbjen. Këto orë në media po parakalojnë ish-presidentë, ish-kryeministra e ish-ministra apo edhe deputetë me grada e mandate, të cilët të gjithë vajtojnë në kor për bandën në pushtet që ju vodhi votat.

Që kjo qeveri ka përdorur e përdor pushtetin për të shtuar votat, kjo është një histori që ne shqiptarët e njohim mirë, pasi e kanë bërë edhe qeveritë e tjera para saj. Që pushteti sjell para dhe me to blihet përkrahja e zgjedhësit, edhe kjo s’do shumë mend e kalem sepse është një ndër plagët endemike të zgjedhjeve shqiptare në tre dekada.

Devijimet e manipulimet duhen kapur dhe denoncuar publikisht. Kjo është e para rrugë për t’i thënë “ndal” fenomenit të deformimit të vullnetit të zgjedhësve.

Ka dhe një rrugë tjetër, po kaq të vështirë, e cila kërkon mendje të ftohtë dhe vizion të qartë të atyre që synojnë pushtetin, opozitarëve. Dhe kjo rrugë ka të bëjë me krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, teksa afrohesh me datën e zgjedhjeve. Një nocion shumë i gjerë e i koklavitur, i cili ka brenda jo vetëm pengimin e blerjes së votave ose vendet e premtuara të punës etjetj, por edhe mënyrën sesi organizohet fusha e lojës elektorale.

Më konkretisht, prej vitit 2015 kemi një organizimim të ri të territorit në Shqipëri, i ngjizur asokohe pa praninë e PD, i cili, siç e dinë edhe magjistarët elektoralë të opozitës së sotme, ka përcaktuar jo pak në fatin e zgjedhjeve të tetë vjetëve të fundit. Së dyti, kemi edhe një ligj zgjedhor të aprovuar nga parlamenti i mandateve të djegura, pas 2019, i cili përcaktoi me gjasë edhe fatin e zgjedhjeve të përgjithshme të prillit 2021, kur Basha e Kryemadhi u ndalën pak dhjetra mijëra vota nga thesi i madh elektoral i Edi Ramës.

Në të dyja këto aspekte, në reformën territoriale dhe ligjin elektoral, opozita aktuale nuk ka bërë asnjë presion serioz vitet e fundit, asnjë demarsh të studiuar dhe të organizuar, që të ketë një proces reflektimi e modifikimi të asaj që është shkruar e votuar dikur. Edhe në reformën territoriale, edhe në atë elektorale, opozita zyrtare që sot ndodhet e ndarë mes Rithemelimit dhe PD së Bashës, nuk ka qenë në tryezën e bisedimeve. Duhej pra që kjo opozitë e cila ka brenda dy ish-presidentë, të iniconte kohë më parë një proces negociatash në këto drejtime. Në dy vjet pas zgjedhjeve të përgjithshme kjo s’ka ndodhur. Pa marrë parasysh që administrimi i territorit ka tetë vjet që ka këtë formë. Arsyeja?! Fare e thjeshtë: sepse opozita e sotme është një rrumpallë totale. Është një shtëpi e madhe ku askush nuk merr vesh se cili vendos e drejton, por të gjithë bërtasin e grinden.

Në vend që të shohin fantazmën e Xhorxh Sorosit pas çdo disfate, në vend që të anatemojnë “oktapodin” Rama për çdo humbje të tyre, opozitarët tanë duhet të kishin bërë tashmë disa gjëra të thjeshta por edhe komplekse gjatë rrugës, nëse duan të shohin një ditë derën e pushtetit. Fjala vjen të kopsitin një aspekt shumë të rëndësishëm të zgjedhjeve, financimin e tyre, i cili, të gjithë e dimë, është një gangrenë shumëvjeçare ku janë derdhur qindra milion euro “në të zezë” në proceset zgjedhore e tre dekadave.

Më e rëndësishmja, e thënë dhe e stërthënë deri në mërzi, është që opozita të gjejë fillimisht pak paqe brenda vetes. Më pas, si të kenë sqaruar mes tyre vulat e selitë, le të hedhin pak sytë tek rregullat e lojës së zgjedhjeve, paratë e fushatave (përfshirë edhe të vetat), tek mënyrat sesi sistemi politik të ofrojë më shumë garanci për pastërtinë e votës, sesi të futen filtra e valvula sigurie në të gjitha hallkat e procesit zgjedhor, që të pengojnë devijimin e rezultatit.

Sot për sot opozita duket thjesht qesharake, kur pasi ka marrë pjesë në zgjedhje duke premtuar fitore dhe “shporrjen e regjimit”, del me flamurin e bardhë të kapitullimit duke vajtuar humbjen e rradhës. “Njih vetveten” ka thënë Sokrati. Përndryshe mandati i katërt i Ramës do të jetë thjesht një formalitet në ditën kur do të ketë zgjedhje. Meqë ra fjala, nuk është e thënë që kjo të ndodhë me patjetër në vitin 2025. Pra, koha mund të jetë edhe më e paktë sesa e kujtojnë Berisha e Meta. Dhe atëhere Dori i Vogël do vijojë të tundë kokën me dëshpërim nga lart…

 

 

 

Next Post
VIDEO/ Humb jetën në aksident me makinë, 14-vjeçarja shqiptare në Amerikë

VIDEO/ Humb jetën në aksident me makinë, 14-vjeçarja shqiptare në Amerikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Altin Hajrin

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Altin Hajrin

December 23, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Dhunuan dy punonjës policie dhe drejtorin e IMT, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve

December 23, 2025
“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK”/ Rama për zgjedhjen e Klodian Brahos: Do ketë mbështetje të palëkundur për të përmbushur misionin

“Shkundni mirë xhepat”, Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ ndërtuesin: Keni paga 50 mijë lekë…

December 23, 2025
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 24 Dhjetor 2025

December 23, 2025
Gjuriç irritohet nga njohjet e reja, Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë

Gjuriç irritohet nga njohjet e reja, Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë

December 23, 2025
FSHF nis së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF nis së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

December 23, 2025
Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

December 23, 2025
Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

December 23, 2025
Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

December 23, 2025
Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com