Një i moshuar është rrëzuar në banesën e tij në Kombinat të Tiranës. Mësohet se nuk ka arritur t’i përballojë dot plagët e marra dhe ka ndërruar jetë.
“Më datë 23.07.2023, rreth orës 17:30, në rrugën “Llazi Miho”, në Kombinat, është rrëzuar në banesën e tij dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë, shtetasi 87-vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./m.j