Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë inspektoi punimet në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, të cilat janë drejt përfundimit.
Balluku u shpreh se rruga është shkurtuar me 5 kilometra dhe do të përshkohet për 15 minuta.
“Sot jemi në një tjetër kantier, i cili me të vërtetë e prezantojmë me kënaqësi pasi jemi në hapa e fundit drejt përfundimit.
Rruga nga Fieri në Vlorë, ajo që ne e quajmë rruga e vjetër. Tashmë kemi rrugën e vjetër, të bërë të re, pasi kemi shkurtuar 5 kilometra nga Fier në Vlorë, kemi hequr kthesat e rrezikshme.
Kemi zgjeruar dhe asfaltuar me një cilësi asfalti që është në rrugët e vjetra. Rruga lidhet me pas me Bypass-in, për të nxjerrë direkt në Transballkanike.
Kemi shkurtuar 5 kilometra, janë bërë punime thellësisht të nevojshme sa i përket rrjedhës së ujit që mblidhet gjatë shirave dhe periudhave të dimrit dhe e kemi zgjeruar këtë korsi”, theksoi ajo./m.j