Anxhelina Bregu, police rrugore, punën duhet ta bëjë në mes të nxehtit pa asnjë kusht ndihmës. Report Tv bisedoi me policen simpatike, e cila jo vetëm kujdeset për kontrolluar qarkullimin, por u afron ujë të freskët qytetarëve
Është një ditë pune e zakonshme për Anxhelina Bregun. E kemi parë gjithnjë në rrugët e Tiranës. Anxhelina është police e trafikut
Këtë të hënë, ku temperature në Tiranë, ka kaluar 40 gradë celsiues, e gjetëm në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, duke patrrulluar dhe liruar trafikun. 8 vite police dhe vapa thotë se nuk i bën më përshtypje. Puna e saj nuk ka komoditetin e kodicionerit.
“Normalisht që është e vështirë. Kushtet atmosferike që ne hasim çdo ditë nuk janë në favorin tone pasi punonjësit e policisë rrugore janë të ekspozuar në diell,në shi , por me kalimin e kohës , me kalimin e viteve na kanë bërë të fitojmë imunitet në këtë detyrë që ia kemi dal mësë miri deri tani. Vërtet policia rrugore ka një lodhje ndryshe mund të them nga sektorët e tjerë, por nëse punon këtu e kupton që është art më vete dhe është shumë e bukur”, tha Anxhelina.
Ndryshe nga Anxhelina, nëna e saj, nuk është mësuar me sfidën e vajzës, police në qarkullim. Nevria, çdo ditë e përcjellë në punë me këshillën- Kujdes vapën!
“Normalisht siç çdo prind që ka merak për fëminë e vetë. Jnaë këto këshillat e përditshme :Kujdes vapen , mos rri shumë në diell! Ne gjithmonë themi: pa merak , pa merak, por kur dalin në rrugë na thërret detyra”, u shpreh policja.
Anxhelina nuk mund të largohet nga vendi I punës, as për një minutë. Në ndihmë sa për tu freskuar me ujin që mban në makinë, i vijnë kolegët.
“Tirana ka disa orare ku dominon pjesa e trafikut, por vlen për t’u falenderuar eprorët tanë ku gjatë 8-orarshit të shërbimit na alternojnë me kolegët për të konsumuar një shishe ujë apo për t’u çlodhur pak”, tha Anxhelina.
Policja simpatike, nuk vendos vetëm gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit. Ajo, bashkë me kolegët, në këto ditë të nxehta u vijnë në ndihmë qytetarëve, duke u afruar atyre ujë të ftohtë. Është një nismë e re e policisë rrugore.
Si Anxhelina ka shumë punonjës policie, apo në profesione të tjera, të cilëve iu duhet të bëjnë punën e të kryejnë detyrën, në orët përveluese të këtij korriku jo të zakontë./m.j