Nëse keni fëmijë të vegjël, sidomos ato të moshës nga dy deri në 5 vjeç, mund ta merrni me mend sesa të bukur ta bëjnë jetën… edhe kur bëjnë gjëra që nëse do t’i bënte një njeri më i rritur, do t’ju mërzisnin. Por për një arsye apo një tjetër, kur një fëmijë i kësaj moshe zhgarravit të gjithë shtëpinë apo kur derdh bojërat në tapet ngaqë e ka zënë gjumi… nuk ke “kohë” për tu mërzitur.