SPAK ka bërë me dije se ka një kërkesë për sekuestrimin e pasurive të dy vëllezërve Bardhok Shota dhe Kastriot Shota dhe personave të lidhur me ta.
Subjektet e këtij hetimi pasuror kanë qenë vëllezërit Bardhok Shota dhe Kastriot Shota, banues në fshatin Derven, Fushë Krujë, të cilët janë hetuar dhe janë dënuar në Mbretërinë e Belgjikës në vitin 2015 për vepra penale të ndryshme, si dhe për pjesëmarrje në grup kriminal për kryerjen e veprave penale të lidhura me drogën.
Konkretisht:
1.Pasurisë së paluajtshme (1 kat + bodrum), me sipërfaqe ndërtimi 648.7 m² në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror), e deklaruar në proçes legalizimi e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë.
2.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 1, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 50.3 m², i ndodhur në Golem, Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
3.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 2, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 45.2 m², i ndodhur në Golem, Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
4.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 3, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 40.2 m², i ndodhur në Golem, Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
5.Pasurisë së luajtshme mjetit motorik të markës Dayang, modeli DY110-18, vit prodhimi 2013, i llojit motor, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
/f.stafa