Po pritej me padurim nga fansat, por miqësorja mes Barcelonës dhe Juventusit, e planifikuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të mbahet.
Lajmi është dhënë nga klubi katalanas, i cili shpjegon në rrjetet sociale se arsyeja ka të bëjë me faktin se një pjesë e madhe e skuadrës blaugrana ka gastroenteritis, sëmundje që vjen pas problemeve me stomakun.
“FC Barcelona njofton se ndeshja kundër Juventus FC, e planifikuar për sot, më 22 korrik në ora 19:30 në Levi’s Stadium, në kuadër të Soccer Champions Tour, është anuluar. Një pjesë e konsiderueshme e skuadrës blaugrana ka gastroenteritis”, thuhet në faqen zyrtare të Barcelonës në Twitter.
.f,stafa