Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do ta ketë pagën nga 140 000 në 174 760 lekë, ndërsa nënkryetarët nga 130 000 në 140 000 lekë.
Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 200 001 – 400 000 dhe me mbi 400 000 banorë:
Kryetari 130 000 – 155 000 lekë;
Nënkryetari 100 000 – 129 000 lekë.
Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 100 001 – 200 000 banorë:
Kryetari 110 000 – 140 000 lekë;
Nënkryetari 70 000 – 117 500 lekë.
Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 50 001 – 100 000 banorë:
Kryetari 70 000 – 117 500 lekë;
Nënkryetari 60 000 – 95 000 lekë.
Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 20 001 – 50 000 banorë:
Kryetari 60 000 – 95 000 lekë;
Nënkryetari 45 000 – 80 500 lekë.
Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me deri në 20 000 banorë:
Kryetari 45 000 – 80 500 lekë;
Nënkryetari 28 300 – 70 500 lekë.
Për Këshillin e Qarkut:
Kryetari 87 000 – 140 000 lekë;
Nënkryetari 57 600 – 95 000 lekë.