Zjarri ka fituar sërish terren në pyllin me pisha e dushqe në fshatin Peshtan të Fierit. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit dhe të favorizuara nga era. Riaktivizimi i vatrave të ditës së djeshme sipas Drejtorit të zjarrfikësve të bashkisë Fier Zija Hyka po vështirëson situatën.
‘Tre grupe zjarrfikëse janë në terren. Po ashtu kërkohen përforcime nga repartet e zjarrfikësve të Patosit. Zjarri po përhapet me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë dhe rrezikone që flakët të dalin në rrugën e vjetër rurale Fier – Cakran në vëndin e quajtur “Qafa e Shkozës”. Fillimisht priten ndihma nga kolegët e Patosit, por nëse situata vazhdon e njëjtë do kërkohet ndihmë nga helikopteri si një ditë më parë’- ka përfunduar shefi zjarrfikseve të bashkisë Fier Zija Hyka.
Terreni është shumë i vështirë dhe automjetet nuk shkojnë deri afër vatrave të zjarrit dhe punonjësit luftojnë me flakët me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore, kazma e lopata për të shuar zjarrin.
/f.stafa