Roland Ilia ka marrë detyrën si Kryetari i ri i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Drejtuesja në largim e KPK-së, Pamela Qirko, i dorëzoi detyrën Kryetarit të ri të zgjedhur nga Mbledhja e Komisionerëve, përmes një ceremonie të zhvilluar në ambientet e Komisionit.
Qirko e uroi Ilian për marrjen e detyrës, duke i bërë gjithashtu një përmbledhje të rezultateve dhe punës së Komisionit përgjatë 3 viteve të fundit nën drejtimin e saj. Nga nisja e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, Komisioni ka dhënë deri tani 682 vendime nga 805 subjekte të listës totale.