Situata në ishull grek Rodos paraqitet alarmante për shkak të vatrave të zjarrit, të cilat janë prezente që prej ditës së martë.
Sipas gazetës Protothema rreth 1000 persona janë evakuuar nga zonat përreth dhe janë duke u transferuar në Kalathos. Po ashtu edhe turistët janë transportuar me varka.
Impressionnantes images d’évacuations à Rhodes, où des centaines de personnes sont contraintes de marcher sur les routes pour s’éloigner des feux.
Hors de contrôle, les incendies ravagent l’île grecque depuis trois jours. pic.twitter.com/VM6LMczmzX
— Alexandros Kottis (@alexandros_kts) July 22, 2023
Evakuimi i të gjitha njësive hoteliere u krye pa probleme në pikat e sigurta ngjitur, qoftë në këmbë, qoftë me ndihmën e mjeteve të Policisë dhe Ushtrisë, me gomone të Rojës Bregdetare dhe gomone private ditore dhe forcat e Mbrojtjes Civile dhe të Qarkut.
Gjithashtu, 3 autobusë të Ushtrisë dhe një autobus i Forcave Ajrore janë vënë në dispozicion për evakuimin e civilëve.
Departamenti i zjarrfikësve, në një konferencë për shtyp u shpreh se situata është alarmante dhe se zjarri më i vështirë që vendi është përballur ndonjëherë.
Ndërkohë në vendngjarje janë duke punuar 173 zjarrfikës, 10 grupe të njësive këmbësore, 35 automjete, 5 helikopterë dhe 3 avionë, për shuarjen e flakëve.
/f.stafa