Dy vëllezër janë konfliktuar me kushëririn e tyre për çështje pronësie në Kukës dhe e kanë plagosur me armë zjarri në këmbë.
Policia ka shpallur në kërkim autorët e krimit, ndërsa 46-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Në fshatin Shtiqen, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, shtetasit Xh. M. dhe A. M. (vëllezër) kanë plagosur me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, shtetasin G. M., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
/fstafa