Ish-deputeti Halit Valteri ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” ne Top Channel për të folur në lidhje me hetimin e nisur nga SPAK për ish-presidentin Ilir Meta dhe LSI-në.
Megjthatë, në hyrje të emisionit, ish-deputeti ka treguar se njerëzit nisën t’i shkuranin mesazhe që të bënte kujdes nga Meta, ndërsa ai u shpreh se nuk i merr parasysh.
“Po më shkruajnë njerëzit… Kujdes nga Ilir Meta…bëj shaka. Jo shkruajnë vërtet por nuk i marrim parasysh.
Nuk kam marrë kërcënime, por di të them një gjë që… ky i ka një borxh shumë të madh shqiptarëve dhe ai e di përfundimin e tij.
O po përgatit strategjinë ‘Amhmetaj’, që të largohet, ose po përgatitet moralisht, fizikisht mendërisht, për të kaluar një pjesë shumë të madhe të kohës në qeli.”- tha Valteri/m.j