Avokati Besart Logu ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me marrjen në pyetje nga SPAK, të nënkrytarit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.
Logu tha se çështja për të cilën është pyetur Vasili ka të bëjë me lobimin e ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim në SHBA, ku dyshohet se shuma e parave është paguar në të zezë.
Sipas avokatit, letërporositë për këtë çështje kanë ardhur përpara dy javësh nga Amerika dhe Vasili është thirrur nga organi i akuzës, pasi me shumë mundësi emir i tij do të ketë dalë në momente kyçe të kësaj dosjeje.
“Dy javë më parë kanë ardhur porositë nga Amerika, në lidhje me çështjen e lobimit. Dhe jo pa qëllim që sot zoti Vasili ishte në SPAK, pasi në planin procedurial duhet të kësh një dokument apo të kesh avancuar në hetime ku roli i zotit Vasili të dalë diku konkretisht. Vetëm atëherë thirret dikush në SPAK, dhe i thuhet që emri yt ka dalë në dy tre momente, çfarë veprimesh apo mosveprinesh ke bërë në këtë çështje. Amerika nuk e ndalon lobimin por në këtë rast dyshohet se paratë janë në të zezë”, tha Logu.
/f.stafa