Asnjë përdorues i telefonave smart nuk ka pasur prekje 100 për qind në memorien e pajisjeve të tyre. Këtë memorie e ngarkojnë sistemet operativ dhe aplikacionet e parainstaluara, por Samsung Galaxy S7 këtë problem e shpie në një nivel krejt të ri.
Sipas raportit nga Droid Life, softueri i parainstaluar zë 8 gigabajt memorie të telefonit, duke i ofruar përdoruesve vetëm 26 gigabajt të memories së brendshme. Kjo hapësirë e memories është e zënë nga sistemi operativ Android 6.0 Marshmallow, Touch Wiz dhe nga aplikacionet e parainstaluara të Samsungut.
Përkrahja me MicroSD shpesh është problematike, por Galaxy S7 nuk e përkrah memorien adoptive që ia mundëson përdoruesve që MicroSD-in ta përdorin si memorie të brendshme. Kjo do të thotë se shumë aplikacionet që ruhen në çip punojnë më ngadalë, transmeton Koha.net.
Sidoqoftë, përdoruesit kanë mundësi që disa prej aplikacioneve të parainstaluara t’i bartin në microSD për ta liruar më shumë hapësirën e brendshme.