Një 76-vjeçar rrezikon burg të përjetshëm, pasi vrau gruan e tij të sëmurë në mënyrë që ajo të mos vuante.
David Hunter, 76 vjeç, është në gjyq në Qipro për vrasjen me paramendim të gruas së tij Janice, 74, e cila vdiq nga asfiksia në shtëpinë e çiftit pranë Paphos në dhjetor 2021, shkruajnë mediat e huaja.
Vajza e çiftit Lesley Cawthorne, 49 vjeç dhe nga Norëich, ka mbështetur të atin për atë që ai pretendon se ishte vetëvrasje e asistuar, duke thënë se nëna e saj kishte qenë e sëmurë me kancer në gjak dhe me dhimbje dhe vuajtje të tmerrshme.
Nëse shpallet fajtor, i moshuari do të përballet me burgim të përjetshëm. A do e marrë parasysh gjykata kërkesën e të bijës për ta liruar?/m.j