Deputeti i PS-së Erion Braçe ka folur për situatën ekonomike në vend ndërsa po mbahet dhe seanca e fundit plenare për këtë sezon.
Nga foltorja e Kuvendit ai theksoi se korrupsioni para 10 vitesh ishte i përgjakshëm ndërsa solli rastin e Gërdecit dhe të protestës së 21 janarit në bulevard.
Mes të tjerash ai nënvizoi se kush shkakton dëm ekonomik duhet të shkojë para përgjegjësisë.
“A është më i përgjakshëm korrupsioni tani se 10 vite më përpara. U vranë njerëz në Gërdec e në Bulevard, kjo e bën korrupsionin edhe më të përgjakshëm.
Rastet më sipër janë raste të pastra korrupsioni dhe janë të pandëshkuara. Pushteti i asaj kohe i dha korrupsionit një dimension të tmerrshëm. Janë vrarë njerëz përmes korrupsionit.
Ne nuk jemi këtu për të justifikuar qoftë dhe një qindarkë të vetme. Çdo qindarkë e këtij dëmi ekonomik duhet të individualizohet me përgjegjës dhe duhet t’i shkojë organet ligj-zbatuese menjëherë”- tha ai./m.j