Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, i ftuar në një emision televiziv foli në lidhje me vrasjen e ndodhur pasditen e të mërkurës në Lezhë, ku u ekzekutua në një atentat mafioz Nikolin Lekstakaj.
Prençi tha se uron që kjo vrasje të mos jetë një gjakmarrje për Ardian Nikulaj, pasi nëse do të ishte e tillë do të nxiste një kalvar të gjatë vrasjesh të tjera.
“Nëse provohet që Lekstakajt kanë goditur Ardian Nikulajn, tregon që Lekstakajt kanë goditur te njeriu më i forti i familjes Nikulaj, një nga njerëzit me pushtet në rang qarku në Lezhë.
Nëse Nikulajt do të marrin gjakun e Ardianit edhe sikur të vrasin 10-të, prapë nuk e marrin dot, pasi Ardian Nikulaj ishte dikushi.
Ata që kanë organizuar vrasjen e Nikulajt kanë goditur në kokën më të lartë të fisit, unë dëshiroj që vrasja e Nikolin Lekstakaj, të mos jetë për gjakmarrje, pasi do të nxisë një kalvar të gjatë vrasjesh”, tha Prençi.
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, foli në Euronews Albania në lidhje me vrasjen e së mërkurës, në Balldre të Lezhës, ku Nikolin Lekstakaj u ekzekutua në një atentat mafioz.
Premçi tha se nga të dhënat paraprake duket sikur kemi të bëjmë me një vrasje për gjakmarrje nga fisi Nikulaj.
Por ai shtoi se nëse do të zbatohet e drejta zakonore, hasmi që ka marë gjakun duhet të çojë fjalë për vrasjen e kryer, në të kundërt sipas tij kemi të bëjmë me një vrasje të rëndomtë.
“Po qe s’e është gjakmarrje në kuadër të së drejtës zakonre, fisi që ka marrë gjakun duhet të çojë fjalë që të kam vrarë unë, në të kundërt është vrasje tinëzare dhe nuk futet te gjakmarrje. Nëse është vrasje për gjakmarrje, fisi Nikulaj ka kaluar një vrasje më shumë.
Është bisedë e shëmtuar, por në kuadër të gjakmarrjes si rregull të japin afat, nëse I kërkon besë dhe dorë të japin afat të caktuar, Fisi Nikulaj mund t’i shkojë në varrim dhe t’i thotë që s’të kam vrarë unë. Nësër mund të marrin anëtarë të Komitetit të Pajtuesve të Gjaqeve dhe të bëjnë be që s;të kam vrarë unë. Pastaj varet nga fisi Lekstakaj nëse do ta pranojë”, tha Prençi./m.j