Njerzimi nuk ishte i përgatitur për valën e të nxehtit me të cilën po përballet, edhe pse mesa duket ka qenë i paralajmëruar.
Situata aktuale e botës duket se është parashikaur me një saktësi të frikshme në një profeci të Nostradamusit.
Libri famëkeq i Nostradamusit “Les Proféties”, i botuar gati 500 vjet më parë, është vlerësuar me bërjen e një sërë parashikimesh që u realizuan duke përfshirë Revolucionin Francez, ngritjen e Adolf Hitlerit dhe bombat atomike që u hodhën në Japoni.
Një libër që riinterpreton punën e tij, i botuar në vitin 2005, madje sugjeroi se ai parashikoi vdekjen e Mbretëreshës në vitin 2022.
Tani, një nga parashikimet e Nostradamus për vitin 2023 duket se është realizuar dhe përmban disa detaje të sakta shqetësuese në lidhje me valën e të nxehtit të Evropës.
Duke aluduar për motin përvëlues dhe rritjen e temperaturave të detit, në librin e tij shkruhet: “Ashtu si dielli, koka do të shuajë detin e ndritshëm: peshqit e gjallë të Detit të Zi do të ziejnë vetëm. Kur Rodosi dhe Genova do të jenë gjysmë të uritur, vendasit do të mundohen për t’i prerë”.
Ishulli grek i Rodosit ka qenë një nga vendet më të prekura nga nxehtësia e madhe, ku temperaturat atje arrijnë deri në 40 gradë Celsius.
Zjarret kanë shpërthyer gjithashtu, duke shkrumbuar shumë vende të Greqisë. Nga ana tjetër, një alarm i verdhë për valë të nxehti është lëshuar në Genova, megjithëse qyteti në veri të Italisë nuk është aspak qyteti italian më i prekur.
Në vende të tjera të vendit temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë Celsius. Ka pasur edhe vdekje të shumta të lidhura me nxehtësinë.
/f.stafa