Nikolin Lekstakaj është vrarë përballë shtëpisë së Ardian Nikulajt, 3 muaj pas vrasjes së këtij të fundit.
Viktima, Nikolin Lekstakaj, i njohur dhe si ‘Toli’, pjesën më të madhe të kohës e kalonte jashtë Shqipërisë, ndërsa banesa e tij ndodhet 1 km larg vendit ku dhe u ekzekutua.
Dyshohet se ka qenë duke dalë nga një marketi. Viktima ka blerë një pije freskuese dhe sapo ka dalë autorët me makinë në lëvizje e kanë qëlluar me breshëri plumbash. Dyshohet se autorët duket se kanë vëzhguar të gjitha lëvizjet e tij.
/f.stafa