Prezantohet Drejtoresha e re e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Ali Demi, z. Lindjana Laçi.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka prezantuar drejtoreshën e re të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Ali Demi, Lindjana Laçi. Kjo e fundit, më herët ka mbajtur detyrën e drejtoreshës në Qendrën e Trajnimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Gjatë fjalës së tij, Manja shprehu mbështetjen dhe besimin se eksperienca e saj do të shërbejë në arritjen e objektivave.
Ministri shprehu dhe falenderimet e tij për Elona Demollarin, e cila mbajti për pesë vite këtë detyrë.
/f.stafa