Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një fëmijë i mitur, vetëm 13-vjeç është gjetur i pajetë. Sipas policisë, fëmija është gjetur brenda automjetit në garazhin e banesës së tij në Babrru pa shenja jete. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa paraprakisht policia thotë se dyshohet se 13-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.
Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia”, njofton policia.
Por, gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se i mituri është gjetur jashtë makinës. Ai ka qenë bashkë me të atin sepse ngjitur kanë edhe një servis makinash. Mjeti ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit ishin duke hequr baterinë e mjetit.
/f.stafa