Në 1-vjetorin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian u mblodh sot për të diskutuar për ecurinë e mëtejshme të këtij procesi.
Ambasadorja e BE në Shqipëri, Hohmann, e pranishme në këtë tryezë, i bëri thirrje Shqipërisë që të vazhdojë punën pasi “nuk ka kohë për pushim”.
Kjo do të jetë hera e fundit e saj e pranishme si ambasadore e delegacionit të BE pasi do të largohet nga kjo detyrë, por la disa porosi për Shqipërinë.
“Është e rëndësishme të marr pjesë në këtë forum që flitet për integrimin europian dhe kjo është një mbledhje e veçantë. Para 1 viti ne hodhëm hapin e parë dhe futëm Shqipërinë në rrugën e BE. Kjo do jetë hera e fundit që unë do jem në shoqërinë tuaj në rolin tim si shefe e delegacionit të BE. Do thosha në përgjithësi Shqipëria është në një pozicionim të mirë megjithatë shumë punë ende mbetet për t’u bërë. Nuk ka kohë për pushim. Gjithashtu mund të keni dëgjuar që jo vetëm screening është në prones, por nesër shtetet anëtare të BE do të marrin raportin për këtë grup kapitujt. Komisioni do t’ia prezantojë shteteve anëtare e cila kjo fillon fazën tjetër që shqyrtohet hapja e negociatave me shpresën që kjo të ndodhë në Dhjetor. Edhe sinjalet politike nga Shqipëria kanë peshë të madhe. Shtetet anëtare formojnë opinionin e tyre se si të votojnë në atë raport, por edhe nga sinjalet politike që vijnë nga Shqipëria, ju e keni në dorë. Deri tani ka plot personel shqiptar në institucione që e njohin Brukselin ndoshta më mirë se unë. Ekipet shqiptare po bëjnë shumë mirë në ato seksione dhe po bëjnë performancë shumë të mirë. Duhet ta vëmë në dukje, ta njohim këtë. Tani jemi në grupkapitullin 5, pastaj kemi dhe 6, shpresojmë që gjithçka të përfundojë. Pala shqiptare e bëri punën e vetë. Pastaj ndodhi diçka. Perceptimi i Shqipërisë tek bota e jashtme ka ndryshuar dhe kjo mund të shihej në samitin në 6 Dhjetor. Duhet të jeni krenarë por edhe të vetëdijshëm se kjo është shprehje e pritshmërive që ka BE të vazhdojë të japë rezultate, është diçka që vjen me ngarkesë, sepse nuk ka drekë falas”.
Ambasadorja e BE foli edhe për Reformën në Drejtësi e specifikisht për gjyqësorin, duke theksuar se duhet të forcohet akoma më shumë dhe përmes shembujve konkretë të rritet besimi i qytetarëve.
“U përmend reforma gjyqësore e gjerë në Shqipëri që nga 2017 dhe suksesi i reformës bëri që Shqipëria të fitonte vend në tavolinën e negociatave. Është e rëndësishme të forconi gjyqësorin më tej dhe të siguroheni që shteti i së drejtës të bëhet realitet i plotë. Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri. Duhet të ketë diçka që është identifikuese për Shqipërinë dhe i kemi parë rezultatet e para. SPAK këtë vit ka dhënë rezultate, por unë shoh raportet. Kjo është e rëndësishme. Tregon besueshmëri, ju duhet të bindni jo mua, por qytetarët, qytetarët duhet të besojnë tek sistemi. U bëj thirrje të gjithëve që të garantojnë që gjyqësiri të japë rezultate me standardet më të larta europiane dhe mos të kenë dyshime. Kjo është më e rëndësishme, kjo është dëshira që do të kisha për ju edhe e di që kuvendi ka rol për të luajtur në këtë drejtim”.
/a.r