Këngëtari Ricky Martin ka një mesazh për publikun shqiptar para koncertit madhështor që pritet të mbahet nesër në mbrëmje në sheshin “Skënderbej”. Në mesazhin e ndarë nga kryebashkiaku Veliaj në rrjetet sociale, këngëtari thekson se koncerti do të jetë fantastik dhe i fton të gjithë të bëhen gati për të kërcyer.
“Përshëndetje Shqipëri! Si jeni? Unë jam Ricky Martin dhe sapo kam mbërritur në Tiranë. Jam shumë i lumtur që jam këtu sepse kam një koncert të madh në sheshin “Skënderbej” në 20 Korrik. Dua të gjithë të jeni aty dhe bëhuni gati për të kërcyer, pasi do të jetë shumë fantastike. Uroj ta shijoni dhe shihemi së shpejti”, shprehet këngëtari i njohur.
Ricky Martin mbërriti në Tiranë të martën, pikërisht dy ditë para koncertit për të vizituar nga afër kryeqytetin para se të ngjitet në skenë. Kjo është hera e parë që ai viziton kryeqytetin shqiptar.
Gjatë performancave para publikut në shesh, ai do të shoqërohet nga orkestra jonë e Operës dhe Baletit.
/a.r