Rusia hakmerret për sulmin në urën e Krimesë. Ushtria e Vladimir Putin lëshoi një sulm të fuqishëm në rajonin e Odesës në jug të Ukrainës.
Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se bombardimet janë kryer kryesisht në vendqëndrime të ushtrisë së Kievit, siç thuhet, për të parandaluar sulme të tjera në drejtim të Federatës. Në Odesa është shënjestruar një zonë detare ku gjendeshin disa anije.
“Mbetjet e raketave kanë dëmtuar infrastrukturën portuale në Odesa”, njoftoi komanda ushtarake.
“Bota duhet të kuptojë se qëllimi i Rusisë është që t’i bëjë njerëzit të vuajnë nga uria dhe t’i vrasë. Ata kanë nevojë për valë refugjatësh. Kështu duan të dobësojnë Perëndimin”, tha shefi i zyrës presidenciale Andry Yermak.
Gjatë të hënës, Ukraina sulmoi urën Kerç të Krimesë, që e lidh atë me Rusinë. Kievi u justifikua duke nënvizuar se bombardimi u bë për të penguar furnizimet me armë për ushtrinë pushtuese. Ura e Krimesë u hap në vitin 2018 dhe mundëson udhëtimin rrugor dhe hekurudhor midis Rusisë dhe gadishullit të aneksuar.