Për mbi 3 orë, studentët e Mjekësisë debatuan me deputetët e mazhorancës projektligjin që i detyron ata të zgjedhin midis një kontrate 5-vjeçare me qeverinë, apo të paguajnë më shtrenjtë për arsimin e tyre.
Ky draft, sipas përfaqësisë studentore, po miratohet me nxitim dhe është hartuar pa u konsultuar së pari me ta. Studentët theksuan se ligji mund të krijojë efektin e kundërt, duke i shtyrë të rinjtë të largohen sapo përfundojnë gjimnazin, ndërsa shtimi i kuotave rrezikon të ulë cilësinë e mjekëve të diplomuar.
Pavarësisht kundërshtimeve nga studentët dhe opozita, ligji pritet të miratohet me procedura të përshpejtuar në seancën e radhës parlamentare.
/f.stafa