Ka mbaruar Samiti informal i krerëve të rajonit, të ftuar nga Edi Rama, ku ka marrë pjesë dhe komisioneri Europian i Zgjerimit, Oliver Varheyli.
Por siç duket nga fotot e Malton Dibrës, askush nuk është mërzitur nga mungesa e Albin Kurtit. Liderët e Ballkanit kanë drekuar në Ish-vilën e Mehmet Shehut, që quhet edhe Vila 30.
Rama, pasi ka përcjellur dy zonjat kryeministre, është ndalur për një kafe me burrat, ku kanë dalë duke qeshur e përqafuar, kryesisht me kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç./ TemA