Një nismë interesante nga Natura 200, IUCN, ADZM, PPNEA, do të organizohet më 11 Mars në qytetin e Elbasanit për pastrimin e lumit Shkumbin nga inertet dhe hedhjet e mbeturinave plastike.
Aktiviteteti do të jetë me pjesëmarrje të qytetarëve dhe nga institucionet publike.
Po kështo edhe stafi drejtues dhe administrata e AdZM në këtë qytet, do të jetë protagoniste në organizimin dhe zhvillimin e nismës për një lum më të pastër. S
hkumbini është një lum që bëhet tepër i rrëmbyeshëm në periudha shirash dhe përmbyt toka bujqësore dhe banesa pran tij.
Në këtë tejfryrje të lumit, ndikojnë shumë dhe inertet dhe mbeturinat që hidhen në të.
Kjo nismë duhet mbështetur dhe nga qytetarët dhe të kthehet në një aksion periodik ku shtratet e lumenjëve të jenë të rrjedhshëm e pa pengesa prej faktorit njeri.