Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës. Një 64-vjeçar i ka dhënë fund jetës, pasi vuante nga depresioni. Mësohet se shtetasi R. B. Ka vrarë veten me çifte brenda shtëpisë së tij. Sipas efektivëve, ai është gjetur nga bashkëshortja i vetëvrarë me armë zjarri, çifte gjahu me leje.
Nga hetimet e para, si edhe verifikimet e kryera, në lidhje me këtë ngjarje, rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Pogradec, për akuzën “shkaktimi i vetëvrasjes”.