Në kuadër të operacionit policor të koduar “Cypto” është shpallur në kërkim administratori i një subjekti që shërbente për këmbimin e parave duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas, 48-vjeçari me iniciale R. N., banues në Kosovë.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë një punëtor i këtij subjekti, 22-vjeçari R.B., banues në Tiranë.
48-vjeçari administronte një subjekt në të cilin kishte punësuar shtetasin 22-vjeçarin. Klientët e këtij subjekti këmbenin para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas, të padeklaruara pranë organeve kompente dhe që nuk gjurmohen për origjinën e tyre.
Gjatë operacionit u sekuestruan 60 665 Euro të përftituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 Euro, 2 kompjutera, 1 laptop, dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.