Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë 51-vjeçarin me iniciale A. Gj., pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtuese M. L., 28 vjeçe.
Për pasojë janë dëmtuar lehtë 28-vjeçarja dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/a.r