Avokati Saimir Vishaj u përplas me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku lidhur me emrin e Stela Gugallja, e përmendur nga Tabaku si një nga tre administratorët e inceneratorit të Elbasanit.
Sipas Vishajt, përmendja e emrit të një gruaje, që sipas tij nuk ka lidhje me dosjen e Arben Ahmetajt, nga një grua si deputetja Tabaku, është shumë e rëndë.
“Ju përmendet një emër, Stela. Një grua të përmendet në këtë panel, kjo është e rëndë.
Po kaloni në histori personale, nuk të del emri i saj në dosje.
Dini ju çfarë bën burri juaj? Nuk duhen përmendur emra që nuk kanë lidhje”, tha Vishaj.
/a.r