Ulet numri i azilkërkuesve në Shqipëri për vitin 2022. Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave, vitin që lamë pas kanë kërkuar azil në Shqipëri 125 persona kundrejt 2.533 azilkërkuesve që janë regjistruar në vitin paraardhës. Duke shënuar një rënie drastike prej 95 %.
Pas shtetasve afganë, për herë të parë të huajt nga Ukraina kanë zëvendësuar shtetasit nga Siria për numrin e lartë të kërkesave për azil. Por teksa numri i të huajve që kërkojnë azil në Shqipëri ka ardhur në ulje, e kundërta ndodh me ata që kanë fituar shtetësinë shqiptare.
Të dhënat tregojnë se vitin që lamë pas 1.527 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 115%, krahasuar me vitin 2021.
Meshkujt janë ata që dominojnë në kërkesat për fitimin e shtetësisë shqiptare. Sipas të dhënave zyrtare 85,1 % e kërkesave e përbëjnë ato me origjinë nga Kosova, 4,3 % me origjinë nga Turqia dhe 2,1 % me origjinë nga Italia.
/f.stafa