Ukraina do të anëtarësohet në NATO kur të përmbushen kushtet dhe kur vendet anëtare të pranojnë t’i dërgojnë ftesë për anëtarësim. Vendimi u bë publik nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili megjithatë garantoi mbështetje të plotë të aleancës për Ukrainën në përmbushjen e të gjitha kushteve për anëtarësimin, që sipas tij do t’i nënshtrohet një procesi të përshpejtuar që ai e përshkroi si “nga 2 hapa me 1 hap”.
Megjithatë, Ukraina nuk është shumë e kënaqur me këtë vendim të aleancës. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, para nisjes së ditës së dytë të samitit të Vilniusit ku edhe ai është i pranishëm, e konsideroi si të paprecedente dhe absurde, që vendit të tij nuk i janë dhënë detaje lidhur me kushtet që duhet të përmbushë dhe afatet e anëtarësimit. Zelenski tha se do t’u kërkojë vendeve anëtare një paketë të re ndihme ushtarake dhe po ashtu garanci për sigurinë.
E qartë është vetëm se Ukraina nuk mund të anëtarësohet plotësisht, nëse lufta ruse atje nuk përfundon. Ndaj dhe Moska, në një reagim të saj tha se Ukr
/a.r