Lefter Alla i është drejtuar Gjykatës së Lartë ku kërkon lirimin nga burgu. Ish-kryebashkiaku i Bulqizës kërkon që të hetohet në arrest shtëpie.
Alla ka kërkuar një masë sigurie më lehtësuese edhe në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Avokatët e tij kanë argumentuar se Alla nuk është i aftë të përballojë burgun.
Kujtojmë që pas arrestimit, Lefter Alla u shtrua në spitalin e burgut, për shkak të problemeve shëndetësore.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me një tender me vlerë afro 3 milionë Euro për ujësjellësin dhe kanalizimet në lagjen e vjetër Bulqizë.
/a.r