Teksa SPAK ka urdhëruar arrestimin e tij, vetëm pak momente më parë është mësuar se ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij Henrik Ligori gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, i cili ka konfirmuar se Ahmetaj ndodhet jashtë kufijve të territorit shqiptar.
Ndërkohë, media të ndryshme kanë raportuar se Ahmetaj ndodhet me pushime në Greqi.
/f.stafa