Në kryesinë e Kuvendit ku pritet që të zhvillohet mbledhje e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, kanë mbërritur prokurorët e SPAK mes tyre edhe Altin Dumani.
Ndërkohë në kryesi kanë mbërritur edhe avokatët e ish-ministrit Arben Ahmetaj ndërsa vetë ish-zyrtari i akuzuar nuk do të jetë i pranishëm.
Gjithashtu, kanë mbërritur dhe një pjesë e mirë e deputetëve që janë anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.
/f.stafa